​Këta janë veteranët e VV-së që nuk e kaluan pragun për deputet

Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit duke marr mbi 200 mijë vota.

Por disa nga deputetët figura të vjetra të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë arritur votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Sami dhe Ismail Kurteshi të cilët kanë qenë deputet në mandatet e kaluara nuk e kanë arritur pragun për deputet.

Kështu ka thënë për KosovaPress një burim brenda VV-së.

Përveç dy ish deputetëve Kurteshi pragun nuk e ka kaluar as Xhelal Sfeçla dhe Shemsi Syla. 

Sipas rezultateve që ende nuk janë certifikuar Vetëvendosje do të përfaqësohet në Parlament me 32 deputetë.