Deputetët llapjanë Hyseni dhe Rekaliu marrin iniciativë për vendosjen e shtatores së Fadil Vokrrit në Podujevë

Dy deputetët llapjanë në Kuvendin e Kosovës, Ekrem Hyseni dhe Fidan Rekaliu, kanë kërkuar vendosjen e shtatores së legjendës së futbollit vendor, Fadil Vokrri në Podujevë.

Në një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, deputeti Rekaliu, ka theksuar se Podujeva e meriton ta ketë Vokrrin të skalitur brenda saj.

Shkrimi i plotë nga deputeti Rekaliu:

“Gjatë javës bashkë me kolegun deputet, Dr.Ekrem Hyseni, takuam, Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi, me të cilën biseduam për aktivitete të ndryshme, ndërsa me theks të veçantë, kërkuam vendosjen e shtatores së Legjendës së fubollit “Fadil Vokrri” në qytetin e Podujevës.
Podujeva e meriton ta ketë Vokrrin të skalitur brenda saj.

Legjenda NeLlap💪🏼