Lakmia e Bulliqit për pushtet: Nuk po e lëshon postin e deputetit, ani pse po shprehet i bindur se do të jetë kryetar i Podujevës

Dikur ishte deputet i LDK-së, e mandatin e dytë në këtë pozitë e arriti si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e 6 Tetorit, Shpejtim Bulliqi, arriti të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës, por me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Podujevës, ai po garon për të drejtuar Komunën si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.

Retorika e tij nëpër tubimet përmbyllëse, Bulliqi po shprehet i sigurt që do të fitojë në garën për kryetar të Podujevës, kundrejt dy kandidatëve tjerë nga LDK dhe PDK.

Por, po të ishte i bindur Bulliqi se do të trimfojë në garën e 15 marsit, atëherë ai do të jepte dorëheqje nga pozita e deputetit, duke mos e lënë pezull një karrige në Kuvend të Kosovës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bulliqi, duket se po e sheh si të pamundur fitoren në Podujevë, andaj po heziton të dorëhiqet nga posti i deputetit, duke e pritur këtë të diel dhe rezultatin zgjedhor për tu rikthyer sërish në pozitën e vetë që e ka fituar më 6 Tetor.

Nëse Bulliqi do të dorëhiqej nga pozita e deputetit, në vend të tij do të shkonte Ajet Potera, por nga frika e humbjes së zgjedhjeve, ai po heziton t’ia lëshojë pozitën bashkëpartiakut të tij.

Ani pse edhe vetë Potera vjen nga dega e VV-së në Llap, dhe pas shprehjeve të Bulliqit se do të fitojë sigurt në garë për kryetar, ky i fundit, nuk po tërhiqet nga posti i deputetit.