Manifestim në Llaushë të Podujevës për nder të Fahri dhe Afrim Zhitisë

Sot bëhen 30 vjet nga rënia e dy dëshmorëve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, nga Komuna e Podujevës. Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Me rastin e kësaj dite, në Llaushë të Podujevës është mbajtur një manifestim.

Bashkveprimtar i dëshmorëve, Tahir Gjonbalaj çmoi lartë angazhimin e tyre për lirinë e vendit. “Vendi ku pushojnë këta dy trima, është vendi i bashkimit”, u shpreh ai.