Mulla Idriz Bilalli përkrah fuqishëm Mefail Bajqinovcin

Imami i njohur llapjan, Idriz Bilalli, po e përkrah kandidaturën e Mufail Bajqinovcit për tu zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në një takim të sotëm, Mulla Idriz Bilalli, ka i ka dhënë përkrahje Bajqinovcit, i cili po kandidon nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për tu zgjedhur deputet i Kuvendit.

Në këtë takim, ka marrë pjesë edhe kandidati tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Mulla Idriz Bilalli, njihet ndryshe si imami me integritet të lartë në Kosovë.

Ai ka qenë ndër të parët imam në Kosovë, që para shumë vitesh e ka ngritur zërin publikisht kundër rrymave ekstremiste në Kosovë.

Idriz Bilalli është imam në Xhaminë kryesore në Podujevë.

Kurse, Bajqinovci, garon me numrin 20 në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mefail Bajqinovcit, përkrahje i kanë ardhur edhe nga shumë organizata dhe sindikata të ndryshme në Kosovë.

Ai njihet si njëri ndër gazetarët që për vite me radhë e kishte ngritur zërin kundër dukurive të tmerrshme në vend, si korrupsioni dhe krimi i organizuar.