Nexhmi Rudari liron nga taksa të gjitha bizneset në Bulevardin e Dëshmorëve

Kandidati për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka marrë vendim për lirimin nga ngarkesat komunale të gjitha bizneset që operojnë në Bulevardin e Dëshmorëve deri në përfundimin e këtij projekti gjigant.

Rudari, në njoftimin e tij ka thënë me këtë vendim do të ndihmohen sado pak bizneset të cilat do të kenë vështirësi në zhvillimin e veprimtarisë së tyre gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.

Njoftimi i plotë nga Rudari:

Sot kam marrë vendim për lirim nga ngarkesat komunale të bizneseve të cilat afarojnë përgjatë segmentit të Rrugës “Zahir Pajaziti” ku janë duke u zhvilluar punimet për ndërtimin e Bulevardit të Dëshmorëve, për përiudhën derisa të përfundojnë punimet.

Me këtë vendim do t’i ndihmojmë sado pak bizneset në këtë pjesë të qytetit, të cilat do të kenë vështirësi në zhvillimin e veprimtarisë së tyre gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.

Ky vendim ishte edhe nismë e asambleistit të LDK-së, Qendrim Softolli, në mbledhjen e e fundit të Kuvendit.

Zbatimin e këtij vendimi do të bëjë Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, e cila ka filluar marrjen e veprimeve konkrete.

Punimet po shkojnë sipas dinamikës, lusim qytetarët për mirëkuptim!

Të nderuar qytetarë, Sot kam marrë vendim për lirim nga ngarkesat komunale të bizneseve të cilat afarojnë përgjatë…

Posted by Nexhmi Rudari on Thursday, February 20, 2020