Nxënësja nga Podujeva, Erona Gashi merr çmimin e parë në Kosovë për kreativitet në Art dhe Muzikë

Nxënësja e Shkollës Fillore “Jetullah Gashi, në Dobërdol, Erona Gashi, ka marrë çmimin e parë për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në garën e cila është zhvilluar në nivel të përgjithshëm në Kosovë.

Vajza nga Dobërdoli, Erona Gashi, këtë çmim e ka marrë në organizimin e bërë nga qeveria e Kosovës, konkretisht nga Kordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.

Erona, ndryshe njihet në rrethin e saj për sukseset shembullore në mesime dhe për intelegjencë të lartë.

Ky nuk është suksesi i vetëm i arritur nga kjo vajzë e re llapjane.