Rekaliu takohet me kryetarin e Forumit Rinor të CDU-së, Tilman Kuban dhe Lulzim Bashën

Kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Partia Demekratike e Shqipërisë.

Në këtë diskutim me të rinjtë, prezentë përvec kryetarit të PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka qenë edhe kryetari i Forumit Rinor të CDU-së, Tilman Kuban.

Në një postim në llogarinë e tij në facebook, deputeti Rekaliu, është zotuar se do të jetë zbatuues i politikave të LDK-së për bashkëpunim të mirë me Republikën e Shqipërisë dhe me Gjermaninë.

“Me ftese te kryetarit te Forumit Rinor te Partise Demokratike te Shqiperise, Belind Kelliçit, isha pjesemarres ne diskutimin e te rinjeve me kryetarin e PD’se, z. Lulzim Basha dhe kryetarit te Forumit Rinor te CDU’se z. Tilman Kuban. Maredheniet e veçanta me Shqiperine dhe partneriteti strategjik me Gjermanine jane prioritet i LDK’se dhe une do te jem zbatues konsekuent i politikave te LDK’se qe jane poashtu edhe baze themelore e bindjeve te mia politike. #FRLDK #FRPD #CDU #EPP”.