Vjosa Osmani para llapjanëve zbulon premtimin që ia dha Agim Kikajt

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar premtimin që ia ka dhënë të ndjerit Agim Kikaj.

Gjatë një tubimi në Podujevë, Vjosa Osmani ka treguar se në librin e përkujtimeve për Agim Kikën, ajo ka shkruar se nuk do të lejojë që të përçahet LDK-ja.

“Unë këtu në Llap po e shoh se ju nuk do të ndaleni së përkrahuri frymën e ndryshimit të madh – ky ndryshim i madh do të festohet bashkë me juve me 6 tetor”.

“Ne i kemi edhe këto tre ditë për t’i treguar të gjithë botës se sa të mishëruar me frymën Rugoviane ne jemi qe 30 vjet. Jemi besatuar me njëri-tjetrin sikur në kohën e presidentit historik, Ibrahim Rugovës”.

“Dua ta veçoj Agim Kikën me të cilin unë kam ndarë zyrën për disa vite me radhë. Në librin e përkujtimeve unë e kam shkruar një fjali – është që premtimin që ta kam dhënë do të mbajë deri në fund”.

“Dua këtu para llapjanëve ta tregoj se cili ka qenë premtimi që ia dhashë atij”.

“Kur njerëzit e nëntokës tentonin të na përçanin, njeriu më i butë i LDK-së ka qenë Agim Kika. I kam premtuar atij që nuk do ta lejoj askënd që ta përçajë Lidhjen Demokratike të Kosovës”.