Situatë aspak e mirë momentalisht në kryeqytet.
Gjatë duelit Prishtina-Llapi, në minutën e 19-të tifozët Ulras kishin filluar të hedhin mjete piroteknike drejt fushës.
Sikur informatave të fundit, pesë prej tyre janë arrestuar, kurse “Ultrasit” janë përjashtuar nga stadiumi. Madje, një burim brenda tifozerisë, i ka thënë redaksisë sonë, se policia ua ka ndaluar edhe përdorimin e cigares.
Para se të hidheshin mjetet piroteknike në fushë, ‘Plisat’ në kor thërrisnin: “Nëse ski zemër, ik prej Prishtine, nuk je për këto ngjyra, ik prej Prishtine”, fjalë këto drejtuar Remzi Ejupit.
