Llapi ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës në derbin e javës.
Sebino Plaku ka realizuar në minutën e 32-të, pas një aksion fenomenal të mysafirëve.
Ndeshja sa vjen e bëhet më interesante, sidomos pas përjashtimit të tifozëve “Ultras” të Prishtinës nga stadiumi.
Minuta e 35-të, Prishtina – Llapi, 0-1.
Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.
